Bota nuk është ndërgjegjësuar ende plotësisht mbi ndikimin dhe pasojat e pandemisë Covid-19 te krimi i organizuar dhe terrorizmi.

Paralajmërimi, që vjen nga OKB, nënvizon mbi të gjitha pështjellimin e shoqërive dhe vështirësitë ekonomike të shkaktuara nga përhapja e virusit, që kanë sjellë intensifikimin e lidhjeve mes ekstremistëve dhe kriminelëve.

”Në veçanti, objektivi i terroristëve është përhapja e frikën, urrejtjes, përçarjes, radikalizimi dhe rekrutimi i ndjekësve të rinj”, deklaroi Vladimir Voronkov, kreu i Zyrës së Antiterrorizmit në OKB.

”Duhet të shtojmë këtu edhe rritjen e përdorimit të internetit dhe krimit kibernetik gjatë pandemisë, që ka përkeqësuar më tej problemin. Organizatat terroriste dhe kriminale kanë ndryshuar e tyre mënyrën e tyre të të vepruarit, si kundërpërgjigje ndaj kufizimeve të udhëtimit dhe masave të kontrollit”, shpjegoi Ghada Waly, drejtore ekzekutive e Zyrës së OKB për Drogat dhe Krimin.

”Në veçanti, lidhjet midis terrorizmit dhe krimit janë të bashkuar me trafikun e drogës, shfrytëzimin e paligjshëm të burimeve natyrore, tregtia e armëve të vogla dhe trafikimi i qenieve njerëzore”, shton ajo.

”Shtetet duhet të marrin masa urgjente kundër terrorizmit duke respektuar kornizat ligjore ndërkombëtare dhe në veçanti të drejtat e njeriut dhe të drejtat e refugjatëve”, përfundon Waly.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb