Pas 6 fitoreve radhazi në Premier League, Man United ngec në trasfertë përballë Crystal Palace, lë dy pikë me shumë peshë në një ndeshje që e kishin në kontroll deri në minutën e 91-të. “Djajtë e kuq” humbasin një shans të artë për të parakaluar Man.City, ndalen në vendi ne tretë në kuotën e 39-të pikëve, po aq sa dhe rivalët e tyre të përjetshëm.

Ekipi i Ten Hag e nisi ndeshje në sulm, ku flirtuan me golin e avantazhit në dy momente, fillimisht me Shaw e më pas me Antony. Crystal Palace iu përgjigj në minutën e 40-të, por De Gea me një super devijim mbajti portën të paprekur. Në fundin e pjesës së parë, Bruno Fernandes i shërbyer në zonë nga Eriksen, realizoi një gol shumë të bukur duke i dhuruar United avantazhin.

Në fraksionin e dytë, United nuk arriti të mbyllte ndeshjen, ndërsa në minutën e 91-të, Olise me një goditje dënimi perfekte realizoi një super gol duke bërë që dy ekipet të ndanin nga një pikë pas barazimit 1-1.

Në përfundim të sfidës, Ten Hag foli me fjalë pozitive ndërsa mezi pret të sfidojë Arsenal, kryesuesin dhe rivalët e tyre të radhës në Premier League: “Kontrolluam ndeshjen dhe shënuam një gol të bukur. Nuk ishte një paraqitje top, por shkoi mirë, duhej vetëm të sulmonim më shumë në pjesën e dytë, një tjetër gol do kishte mbyllur sfidës. Është e vështirë të reagosh kur pëson gol në 1 apo 2 minutat e fundit. Arsenal? Mezi pres t’i sfidojmë, do kemi një plan të përshtatshëm për ta. Lojtarët duhet të jenë gati pasi të luash në këto nivele është fantastike”, u shpreh Ten Hag pas ndeshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb