E kishte mundur 25 vjet më parë, tani Olivia Newton-John duhet të rifillojë luftës kundër një tumori në gjoks, të cilin e ka diagnostikuar para pak kohësh.

Ylli i ‘Grease’ ka anuluar kështu tour-in e saj në SHBA dhe Canada për t’ju nënshtruar terapive të nevojshme, ashtu siç ajo shkruan në profilin e saj në Facebook, ku këngëtarja dhe artistja 68 vjeçare thotë:’Vendosa të nis terapinë pasi u konsultova me mjekët’.

Newton-John kishte një tumor në 1992 dhe prej atëherë ajo krijoi një qendër kërkimesh për kancerin në Melbourn, shkruan tgcom.

Në komunikatën e publikuar në Facebook zëdhënësit e saj bëjnë me dije që përveç kurimeve natyrale, Olivia do ti nënshtrohet edhe një cikli me rreze dhe ne jemi besimplotë që brenda vitit, Olivia do të jetë me në formë se asnjëherë për të vazhduar spektaklet e saj.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb