Zhvillime interesante po ndodhin në merkaton e futbollistëve në Itali. Në fakt, Olympiacos kërkon të bëjë një goditje të madhe duke rikthyer pas 7 vitesh mbrojtësin Kostas Manolas.

30-vjeçari ka luajtur për dy sezone tek Olympiacos në vitet 2012-2014 teksa më pas shkoi në Romë dhe nga andej në Napoli.

Sa i përket këtyre të fundit, e kanë menjëherë kartën në ‘xhep’ nëse Manolas ikën. Rugani do të ishte zëvendësimi ideal për grekun pasi tek Juventus italiani nuk po gjen dot hapësira.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb