GREQI

Një nga trafikantët më të rrezikshëm të kokainës dhe hashashit nga Shqipëria drejt Greqisë është arrestuar ditën e sotme në Voula afër Athinës raportojnë mediat greke.

Sipas mediave fqinje, Policia greke bastisi shtëpinë e shqiptarit, i konsideruar si një nga mafiet më të rrezikshme që operon në jug të Greqisë duke udhëhequr trafikun e drogës nga vendi i tij.

Pas një muaj hetimesh, shqiptarit iu gjendën në banesën e tij në Voula, hashash, kokainë e një pistoletë.

Njëkohësisht në po të njëjtën zonë mediat greke po raportojnë edhe për një operacion që nuk dihet nëse ka lidhje apo jo me arrestimin e shqiptarit të rrezikshëm.

Mesditën e sotme një motor policie i është vënë pas një automjeti të dyshuar me trafikantë, por që rrugës pësoi aksident me një automjet tjetër dhe për pasojë u plagos rëndë një police femër, dhe më lehtë kolegu i saj mashkull.

Ndërkaq mësohet se nga ky operacion janë arrestuar 6 shqiptarë deri më tani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb