Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me punën e bërë sot nga Policia e Shtetit, ku brenda 24-orëve janë arrestuar ose proceduar 37 persona.

Në një reagim në rrjetet sociale, ministri Balla shkruan se janë sekuestruar 1.1 kilogramë kokainë në Durrës, sasi lëndë narkotike kanabis dhe kokainë në Sarandë dhe Lezhë, një shumë në euro e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike, si dhe   armë zjarri, municon luftarak dhe armë të ftohta.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

37 shtetas të arrestuar/të proceduar gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë, Korçë, Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Berat, Dibër, Fier dhe në Morinë të Kukësit.

Janë sekuestruar 1.1 kilogramë kokainë në Durrës, sasi lëndë narkotike kanabis dhe kokainë në Sarandë dhe Lezhë, një shumë në euro e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike, si dhe   armë zjarri, municon luftarak dhe armë të ftohta.

Janë zbardhur disa vjedhje me dhunë dhe armë të ftohta në Tiranë, janë kapur dy persona në kërkim, në Elbasan dhe në Shkodër etj.

Policia Kufitare në Morinë ka vënë në pranga një shtetas të kërkuar ndërkombëtarisht për llogari të drejtësisë italiane, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat “Organizata kriminale” dhe “Emigracioni i paligjshëm”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: