Analisti Fatos Lubonja, në një lidhje skype në emisionin “Open” në News24 ka komentuar operacioni e Policisë së Shtetit në kampin Ashraf në Manzë.

Ai ka deklaruar se policia ka tejkaluar të drejtat e saj, jo nëse është ushtruar dhunë apo jo, por vetë hyrja në atë mënyrë në kamp si demonstrim i forcës.

Lubonja shtoi se nëse viktima ka ndërruar jetë nga gazi lotsjellës, pasi vuante nga probleme kardiake sipas pretendimeve, autoritetet duhet të ndjehen përgjegjës.

Pjesë nga diskutimi:

Lubonja: Janë pjesë e revolucioni iranian që u bë në ’79 që përmbysi shahun, janë krahu më laik i tij, dhe kur u vendos pushteti i Komentit dolën në opozitë dhe janë persekutuar në mënyrë të tmerrshme.

Komeni para se të vdiste ka lënë një porosi që ata të mos kishin rrugë kthimi pas, duhet të gjakoseshin mirë e ka vrarë ja 1500 prej tyre që ishin nëpër burgje.
Janë njerëz që janë persekutuar, problemi i madh i tyre se në luftën Iran-Irak ishin në Irak me Sadam Huseinin dhe trajtohen si tradhtarë nga Irani.

Bota nuk i pranonte sepse Irani ishte një shtet i fuqishëm dhe të gjithë shtetet kishin interesa me naftën dhe ekonomike me Iranin.

Vasili: Pse ndryshoi shteti ynë sjellje ndaj tyre?

Lubonja: Janë më shumë të mbështetur nga republikanët.
Kjo ka një lidhje me politikat amerikane ndaj Iranit. Ka pasur një politikë ç’tensionimi për çarmatimin, politikë që u hodh poshtë nga Trump.
Këtë që ndodhi sot nuk e trajtoj dot si çështje vetëm shqiptare. Nuk do vepronte në mënyrë kaq brutale qeveria shqiptare nëse nuk do kishte një konsultim të mëhershëm, që unë dyshoj se është me amerikanët. Biden kërkon të risjellë politikën që u hoq nga Trump.

Sa i përket aksionit të forcave tona, ata hynë një ushtri e tërë, dukej sikur ishin përballë një ushtrie e po përgatisnin një sulm ushtarak jo një sulm kibernetik.
Policët tanë kanë tejkaluar të drejtën e tyre, dhunë është vetë demonstrimi i forcës me hyrjen aty. Nëse viktima ka ndërruar jetë nga gazi lotësjellës duhet të ndjehen përgjegjësi.
Shteti shqiptar bëhet më katolik se Papa. Nuk duhet t’i kishte marrë jo sepse janë të këqinj por krijoheshin këto probleme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb