Dhjetëra njerëz janë evakuuar nga Forcat e Armatosura të cilat kanë shkuar në ndihmë të popullatës civile të rrezikuar nga reshjet e përmbytjet. Që prej 24 orësh ushtria është në teren bashkë me policinë, emergjencat civile, autoritetet vendore etj.

permbytjet nena me femije (4)

Sot një nënë me vajzën 3 vjeçe u evakuuan me helikopter nga ushtria pasi shtëpia ishte rrethuar nga uji më fshatin Mallkuç në rrethin e Krujës.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka publikuar fotot nga operacioni i shpëtimit. Nëna shfaqet me foshnjën në prehër ndërsa s’mund t’i mbajë dot lotët për ato që la pas.

permbytjet nena me femije (3)

“Nëna dhe vajza e saj 3-vjeçare nga fshati #Mallkuç mbërritën shëndoshë e mirë pranë të afërmve të tyre falë përkushtimit të rrallë të këtyre djemve! Dashuri të tillë për jetën gjen vetëm në Forcat e Armatosura të Shqipërisë!”, shkruan Ministrja Xhaçka.

permbytjet nena me femije (2)

permbytjet nena me femije (1)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb