ITALI- Shpërndarje droge në Popoli, Avezzano, Sulmona dhe Pratola Peligna në provincën e Pescaras. Karabinierët kanë zbuluar trafikun e drogës dhe kanë ekzekutuar 12 masa arresti të lëshuara nga Prokuroria e Aquilas me kërkesë të Drejtorisë së Antimafias. Janë sekuestruar përveç drogës edhe një pistoletë dhe pranga.

18 kontrolle, 5 persona në burg, 3 në arrest shtëpie dhe 4 në detyrim paraqitje. Janë këto të dhënat e operacionit “Kanun” të policisë italiane

Hetimi, i drejtuar nga prokurori Stefano Gallo erdhi pas arrestimit të një italiani vendas për shpërndarje heroine, të cilit iu gjetën 40 gram drogë.

Mbledhja e informacioneve që u bë edhe përmes tabulateve telefonike ka nxjerrë të dhëna të tjera, mes të arrestuarve është edhe një 43-vjeçar shqiptar, rezident në Popoli, i implikuar në hetime të tjera për trafik droge.

Brenda pak javësh, karabinierët duke ndjekur lëvizjet e shqiptarit kanë arritur të identifikojnë edhe të dyshuar të tjerë, të gjithë shqiptarë e kosovarë rezidentë në Popolo, Pratola Peligna dhe Avezzano mbi të cilët kanë nisur hetimet dhe përgjimet.

Hetimi nxori më pas edhe rolet brenda organizatës, punët e saj të brendshme dhe vendet e zakonshme ku depozitohej droga.

Gjithashtu është zbuluar një mekanizëm i menaxhimit të përbashkët të të ardhurave monetare nga shitja e drogës, të cilat ripërdoreshin më pas për blerjet e drogave të tjera.

Dhe nga përgjimet kanë dalë termat e koduar të përdorur nga grupi në mënyrë për të shmangur hetimet: “Paketa kafe me gome të brendshme” dhe madje edhe një “kafe të mirë” ose “një pako cigare apo një birrë”.

Veçanërisht i ashpër edhe kodi i brendshëm i sjelljes për ata që nuk i përmbaheshin pagesës së drogës së blerë: faktori frikësues dhe kërcënimet e vazhdueshme për hakmarrje përfaqësonin forcën e grupit.

NË BURG
Festim Osmani, 30 vjeç,
Mondi Ramilli, 40 vjeç,
Gëzim Sulejmani, 43vjeç,
Hekuran Caca, 24 vjeç,
Senad Meliqi, 26 vjeç.

ARREST SHTËPIE
Adelina Stefanescu, 29 vjeçe,
Ornela Osmani, 24 vjeçe,
Ardian Kurti, 29 vjeç.

DETYRIM PARAQITJE
Jurgen Gjergji,
Ioana Lacramiora Zamfirou,
Vincenzo Zimei,
Leonard Peqini.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb