TIRANE-Zbulohen emrat e pesë të arrestuarve gjatë operacionit të policisë në Nikel të Krujës si dhe municionet që u gjetën nga policia gjatë kontrolleve në banesa. Ndonëse fillimisht u raportua se policia ka shoqëruar 11 persona, vetëm 5 prej tyre janë arrestuar, ndërsa të tjerët janë lënë të lirë, pas marrjes në pyetje, mes tyre Durim Bami e Flamur Haka.


Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se në vazhdim të operacionit Policor te koduar “Forca e Ligjit” , forcat e Drejtorise se Pergjithshme te Policise së Shtetit në bashkepunim me forcat e Drejtorise Vendore të Policise Durrës, nën drejtimin e hetimeve të Prokurorise së Rrethit Gjyqesore Krujë , lidhur me gjetjen dhe sekuyestrimin e sendeve te kundraligjshme, bënë ekzekutimin e vendimeve për kontrollin e banesave të shtetasve : Durim Bami, Valter Bami, Genc Pajtoni, Ylli Çangu, Marklen Haka, Bedri Haka, Skender Leza, Flamur Haka dhe Zyber Bami, ku në perfundim të kontrolleve u bë arrestimi në flagrancë:

1. Lutfi Haka, I biri I Beqir dhe Fajdie, dtl 16.05.1951, lindur dhe banues ne fshatin Zeze te Rrethit Kruje, gjinia mashkull, kombesia shqiptare, arsimi 4 klase, I denuar me pare.

2. Marklen Haka, I biri I Lutfi dhe Lutfie, I dtl 04.04.1991, lindur dhe banues ne Zeze te rrethit Kruje , gjinia mashkull, kombesia shqiptare, arsimi 8 klase, I denuar me pare.

3. Ylli Çangu , I biri I Hamidit dhe I Tijes, I dtl 22.07.1976, lindur dhe banues ne fshatin Nikel te rrethit Kruje, arsimi 12 klase, I padenuar me pare.

4. Skender Leza, I biri I Hasanit dhe Zyrase, I dtl 15.08.1984, lindur dhe banues ne fshatin larushk te rrethit Kruje, me arsim 4 klase, I denuar me pare.

5. Valter Bami , I biri I Dilaverit dhe Meremes, I dtl 17.08.1986, lindur dhe banues ne fshatin Larushk te Rrethit Kruje, me arsim 4-vjecar , I pa denuar me pare.

Gjate kontrollit te ushtruar ne banesat e personave te mesiperm u gjeten dhe sekuestruan ne cilesine e provave materiale:
1. Nje arme zjarri Pistolete e martkes Bareta , me Nr L95899Z.
2. Nje arme zjarri Revolver “Trident” , me nr 10883.
3. 28 njezet e tete cope Fisheke luftarake me caliber 9mm.
4. Tre arme gjahu.
5. Nje pushke sportive pleumatike.

(BalkanWeb)