TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë Luigi Soreca ka reaguar pas operacionit të policisë shqiptare që çoi në arrestimin e 11 personave si pjesë e grupit kriminal “Bajri”.

Ambasadori Soreca përshëndet operacionin që e vlerëson të rëndësishëm ndërsa thotë se lufta nga krimit të organizuar dhe trafikut të drogës është prioritet për Shqipërinë dhe BE-në.

“Përshëndes operacionin e rëndësishëm të zhvilluar në Shqipëri dhe Holandë nga Punët e Brendshme, task forca speciale në bashkëpunim me disa forca policie të BE-së. Lufta ndaj krimit të organizuar dhe trafikut të drogës është prioritet për Shqipërinë dhe BE-në”, shkruan ambasadori.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb