Albano Bogdo njihet si një nga humoristët më të mirë në vendin tonë. Aktori u bë më shumë i njohur në show-in argëtues, “Apartamenti 2XL” për shkak të humorit të tij dhe batutave të shumta që përdor. Por kohët e fundit, ai ka pasur probleme shëndetësore, ku i është nënshtruar dhe një operacioni. Kjo gjë është bërë e ditur nga kolegu dhe shoku i tij Julian Deda, i cili ka postuar një foto të shtrirë nga spitali.
“Ky është ai momenti kur Albano Bogdo heq apandesitin, është shumë mirë dhe duhet të dalë urgjent nga spitali”- shkruan Julian Deda. Ajo që ka rënë në sy janë flokët e Albanos, të cilët i ka qethur shkurt. (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb