Kryetari i Grupit Parlametar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reafuar pas publikimit të opinionit Opinionin e miratuar mbi “Emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese”.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Balla deklaron se procesi i Vetting-ut dhe Reforma në Drejtësi në tërësi nuk kanë kthim pas.

Sipas Ballës, Propozimet e nevojshme për ndryshimet ligjore të bazuara plotësisht në sugjerimet e vyera të Venezias do të përgatiten me kujdes dhe pa humbur shumë kohë.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Mirënjohje Komisionit të Venecias edhe për Opinionin e sapo-miratuar mbi “Emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese”!

Procesi i vetting-ut dhe Reforma në Drejtësi në tërësi nuk kanë kthim pas?. Tashmë kemi zgjidhjet e duhura për çështjet e kërkuara në Opinion.

Propozimet e nevojshme për ndryshimet ligjore të bazuara plotësisht në sugjerimet e vyera të Venezias do të përgatiten me kujdes dhe pa humbur shumë kohë.?????

https://www.venice.coe.int/webforms/documents/default.aspx?pdffile=CDL-AD(2020)010-e

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb