Opozita ka kërkuar shtyrjen e afatit të punës së Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, por kërkesa është kundërshtuar nga mazhoranca në Kuvend. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deklaroi se Kuvendi do të vijojë me procesin e reformës, duke theksuar se afati i komisionit ka përfunduar.

“Sot Kuvendi do të dëgjojë nga dy grupimet, nga mazhoranca dhe opozita, gjetjet për reformën territoriale. Sot nuk do të miratohet reforma, por do të dëgjohen gjetjet. Nuk duhet të kishit munguar në datën 16. Treni i orës 7 pa 5 ka ikur. Ndaj nuk keni mundësi tjetër. Duhet të shkojmë përpara”, tha Balla.

Ai shtoi se vota e mazhorancës do të jetë kundër kërkesës së opozitës për zgjatjen e afatit të komisionit.

“Vota jonë është kundër kërkesës për zgjatjen e një afati që ka skaduar”, u shpreh Balla.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: