TIRANË

Pak pas mbylljes së protestës së shtatë kombëtare, opozita ka vendosur datën e protestës së ardhshme. Gazetari Klajdi Bodlli raportoi për “BalkanWeb” se protesta e radhës e opozitës së bashkuar do të jetë më 8 qershor, ora 19:00.

Protesta e ardhshme u vendos pas mbledhjes që kreu i PD-së Lulzim Basha zhvilloi me kolegjin e kryetarëve, kryesinë, kryetarët e bashkive dhe grupet parlamentare.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb