SHBA

Prezantuesja e famshme, 66 vjeçe, njoftoi se do të dhurojë 10 milionë dollarë për të mbështetur njerëzit dhe qytetet në të gjithë vendin, në luften kundër koronavirusit shkruan DailyMail.

“Unë po dhuroj 10 milionë dollarë në përgjithësi për të ndihmuar amerikanët gjatë kësaj pandemie në qytete në të gjithë vendin dhe në zonat ku jam rritur”, shkroi Oprah në Twitter të enjten.

Një pjesë e dhurimit, 1 milion dollar do të shkojë në një iniciativë të re të quajtur “Fondi i Ushqimit i Amerikës”, i cili do t’ju vijë në ndihmë komuniteteve lokale.

Në total, numri i të infektuarve me koronavirus në shtetin amerikan ka shkuar në 245 442 persona. Sa i përket vdekjeve nga koronavirusi, në SHBA kanë ndërruar jetë gjithsej 6098 persona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb