GREQI- Flakët e zjarrit në Athinë që kanë nisur që prej mesditës së të hënës kanë arritur në plazhin e Kinetës.

Mes ankthin dhe frikës pasi zjarri deri tani ka marrë 76 jetë njerëzish dhe ka plagosur qindra të tjerë, erërat e forta kanë favorizuar që flakët të jenë ende aktive. Banorët të terrorizuar nga situata që deri tani paraqitet dramatike, kanë lënë banesat e tyre.

‘Zougla.gr’ shkruan se flakët kanë kaluar edhe në Rrugën Kombëtare, për të vijuar drejt zonës së plazhit.


(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: