Perandoria e biznesit të ish-presidentit të SHBA, Donald Trump është dënuar nga gjykata e Nju Jorkut ditën e sotme me një gjobë prej 1.6 mln dollarë, për një skemë mashtrimi fiskal para 10 vjetësh.

Kjo gjobë më tepër është simbolike sesa monetare, pasi shuma është lehtësisht e shlyeshme për “Organizatën Trump”.

Dy kompani të tjera janë gjobitur muajin e kaluar me 17 akuza, për mashtrim tatimor dhe falsifikim i të dhënave të biznesit, për Trump Corp dhe Trump Payroll Corp.

Vetë Trump nuk ishte në gjyq dhe mohoi se kishte njohuri se drejtuesit e tij i shmangeshin taksave në mënyrë të paligjshme.

Përveç gjobës së marrë nga kompania, ish-shefi financiar i Organizatës Trump, Allen Weisselberg, është dënuar me 5 muaj burg për shmangie të taksave për një kompensim prej 1.7 milionë dollarësh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb