Real Madrid vijon ndjekjen ndaj Barcelonës. Los Blancos mposhtën 0-1 Osasusan, në transfertë.

Për të parë një gol na u desh të prisnim minutën e 80-të, kur Valverde dërgoi sferën në rrjetë. Vendasit zhvilluan një lojë të mirë, por nuk ishin të saktë para porte, madje pësuan edhe një gol në fund nga Asensio.

Ekipi i Ancelottit ka grumbulluar 51 pikë dhe është në vendin e dytë, 5 pikë më pak se Barcelona. Osasuna gjendet në vendin e dhjetë me 30 pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb