Victor Osimhen pritet të jetë një nga emrat më të lakuar gjatë merkatos së verës pasi për sulmuesin nigerian kanë shfaqur interesim disa nga klubet më të mëdha në Evropë.
Osimhen është pjesë e Gallatasarit, por sulmuesi është dhënë në formë huazimi nga Napoli, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij. Napoli kërkon 75 milionë euro për të lënë të lirë Osimhen, aq sa është edhe klauzola e tij e largimit.
Arsenal është klubi më i interesuar për të siguruar shërbimet e Osimhen pasi Arteta e ndjek prej kohësh, por Arsenal duhet të mposht konkurrencën e madhe pasi për nigerianin janë në garë edhe ekipe si Man.United, Chelsea dhe PSG, pa harruar këtu edhe Juventus në rast se largohet Vlahovic.
(BalkanWeb)