TIRANË-“Osservatorio Italiano”,e përditëshmja vëzhguese ekonomike për zonën e Ballkanit dhe të Adriatikut, ka shkruar për pritjen që iu bë investitorëve Italianë nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit Auron Tare, për investimet në Via Egnatia, si një prej rrugëve antike më të vizitueshme nga turistët për vitin e shkuar.

Kjo rrugë e ndërtuar para 2 mijë vjetësh, po shikohet si një atraksion i mundshëm turistik për vlerat e saj historike, monumentale, kulturore dhe gjeografisë ku shtrihet.

Ajo nis nga Brindizi dhe përfundon në Stamboll,duke përshkuar gjithë territorin shqiptarë perëndim-lindje.

Gjatë këtij itinerari, ka vepra arkitektonike me vlera turistike që duhen mirëmbajtur dhe trajtuar. Ky është një tjetër vlerësim nga prestigjiozet botërore që i bëhen vlerave tona turistike.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb