OSHEE ka reaguar për rastin e 48-vjeçarit i cili u vetëvar sot pasi jetonte në skamjet.

OSHEE, ka hedhur poshtë raportimet e deritanishme se në shtëpinë e të ndjerit ishe ndërprerë furnizimi me energji elektrike.

REAGIMI:

OSHEE informon opinionin publik se shtetasit F.Ç., i cili është përmendur sot në një konferencë për shtyp nga forcat politike opozitare si i vetëvarur për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, në të vërtetë nuk i ështē prerë energjia në asnjë moment. Banesa e shtetasit në fjalë furnizohej dhe vazhdon të furnizohet me energji elektrike.

Duke i shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerit F.Ç. me keqardhje vërejmë një përdorim politik abuziv në lidhjen midis OSHEE dhe një rasti fatkeqësie personale.

Megjithë vështitësitē e krijuara në kushtet e një krize të rëndë ndërkombëtare, OSHEE vijon të sigurojë shërbim cilësor për të gjithë qytetatët, duke ju ardhur në ndihmë përmes paketave sociale edhe familjeve në vështirësi ekonomike.

Pavarësisht të gjithë situatës energjetike të rënduar, krizës mbarëbotërore, ku sot megavatori tregtohet me më shumë se 500 euro, Qeveria Shqiptare vazhdon dhe mban të ngrirë çmimin për të gjithë abonentët familjarë dhe kjo është një gjë që nuk e mohon dot askush, as ata që përdorin jetën e qytetarëve për arsyet e tyre politike.

***

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, drejtoria OSSH Elbasan shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së shtetasit F.Ç. i cili raportohet se ka ndërruar jetë ditën e sotme në fshatin Rrajcë të Prrenjasit.

Marrë shkas nga raportimet e publikuara në media rreth këtij rasti, OSSH Elbasan sqaron se ndryshe nga sa pretendohet në media, banesa e shtetasit në fjalë furnizohej dhe vazhdon të furnizohet me energji elektrike. Energjia në këtë objekt nuk është ndërprerë në asnjë moment.

Duke shpresuar në mirëkuptimin e mediave për saktësimin e raportimit, OSSH Elbasan gjen rastin dhe njëherë të ngushëlloje familjen për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: