Banka OTP Albania inauguroi mjediset e reja të dedikuara për segmentin e Bankingut Privat, një hap i rëndësishëm drejt ofrimit të një eksperience edhe më ekskluzive për klientët premium.

Të vendosura në zemër të Tiranës, mjediset moderne dhe elegante janë konceptuar sipas standardeve më të fundit të Grupit OTP, duke ofruar privatësi, komoditet dhe akses të dedikuar për klientët e këtij segmenti.

Shërbimi i Bankingut Privat në Bankën OTP Albania, ofron një gamë të personalizuar shërbimesh, si këshillim financiar të specializuar, produkte investimi, kurse preferenciale të këmbimit valutor, menaxhim portofoli. Gjithashtu ofron financim të dedikuar dhe zgjidhje bankare të ndërtuara sipas objektivave të klientëve, duke konfirmuar angazhimin e saj për të sjellë standarde elitare shërbimi.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb