Thirrjet “Revolucion!”, “Parlament i krimit!” dhe “Rama, dorëheqje!” kanë pushtuar zonën përballë Kuvendit, ku protestuesuit janë mbledhur në ditën e 54-t të protestës së tyre.
Demonstruesit janë pozicionuar përballë kordonit të Policisë së Shtetit, e cila ka vendosur masa të shtuara sigurie dhe ka rrethuar me gardhe metalike hyrjet drejt Parlamentit, ku pritet të zhvillohet seanca e fundit plenare.
Në terren janë angazhuar forca të shumta policore, ndërsa efektivët e Forcës Kombëtare të Sigurisë (FNSH) janë vendosur në gatishmëri për të ndërhyrë në rast të përshkallëzimit të situatës.
Me pankarta dhe brohoritje kundër qeverisë, protestuesit kanë përsëritur kërkesën e tyre kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se do të vijojnë mobilizimin edhe në ditët në vazhdim.
