Etrit Berisha nuk është më i preferuari i parë i trajnerit Gasperini, të paktën jo në javën e fundit, por çuditërisht trajneri i Atalantas nuk ka preferuar as Berat Gjimshitin në formacionin titullarë, gjithsesi këto janë detaje që nuk kanë shumë rëndësi për Gasperinin për sa kohë ekipi i tij funksionon në perfeksion.

C 29 Fotogallery 1025017 Imagegallery Imagegalleryitem 0 Image
C 29 Fotogallery 1025017 Imagegallery Imagegalleryitem 0 Image

Pasi provuan për herë të parë europën një sezon më parë, bergamaskët nuk dëshirojnë të ndalen aty, këtë herë ambicia e tyre shkon edhe më lart pasi janë shumë pranë dhe zonën Champions, vetëm një pikë është diferenca me Milanin e vendin e 4-ët.

Ndaj Bologna, Atalanta dhuroi një spektakël që kishte vite që nuk shihej në futbollin italian. 4 gola për 15 minuta nuk ndodhte që nga viti i largët 1932, një rekord 87 vjeçar që mbahej ka Juventus, u arrit pikërisht mbrëmjen e së enjtes. Ilicic shënoi dy gola të shpejtë për 5 minuta ndërsa Hateboer dhe Zapata kompletuan pokerin e golave brenda 15 minutave.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb