Komunikata e djeshme e UEFA-s, që ka zyrtarizuar përjashtimin e Mançester Sitit nga Kupat e Europës për dy vitet e ardhshme, rrezikon të shkërrmoqë planet e klubit kampion të Anglisë dhe të krijojë një hemorragji lojtarësh në verë. Nëse apelimi në KAS nuk do të ndryshojë këtë verdikt të UEFA-s, është lehtësisht e kuptushme që pa pjesëmarrjen në Champions, shumë do të largohen, përfshirë dhe Guardiolën.

Menaxheri katalanas a një kontratë e cila i skadon në qershor të vitit 2021 por, siç është zbuluar nga mediat britanike dhjetorin e shkuar, në kontratë trajneri ka një klauzolë që e lejon të prishë marrëveshjen nëse ekipi nuk merr pjesë në Champions dhe parë vendimin e fundit të UEFA-s, kjo gjë pritet të ndodhë.

Por nëse Guardiola do të largohet nga Siti, ku mund të shkojë? Hipoteza më e thjeshtë është rikthimi në Barcelonë, por në këmbë ka edhe pista të tjera: Paris Sën Zhërmen, Juventus, ose një tjetër rikthim në Mynih.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb