Ka nisur me fjalimet nga podiumi dita e 74-të radhazi e protestës përpara godinës së Kryeministrisë kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar. Qytetarë të shumtë dhe aktivistë po marrin fjalën për të përcjellë mesazhet e tyre të qëndresës rrugore.

Gjatë hapjes së fjalimeve, një nga të rinjtë e pranishëm në tubim ka dhënë një mesazh të fortë për rolin e rinisë në përballjen me pushtetin dhe rindërtimin e vendit:

“Thonë se rinia është e ardhmja. Rinia është mbledhur sot në protestë për të thënë se nuk është thjesht e ardhmja, por e tashmja! Ajo që do të ndërtojë Shqipërinë, ajo që do të bëjë një vend më të mirë për veten, vendin dhe fëmijët tanë! Pa rini nuk ka Shqipëri!”

Thirrjet e të rinjve janë pritur me duartrokitje nga qytetarët e mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa fjalimet nga podiumi i protestës po vijojnë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb