Një e re nga diaspora shqiptare në Gjermani, e cila iu bashkua protestës në Tiranë, tha se tubimet kundër qeverisë po zhvillohen në shumë vende të botës ku jetojnë shqiptarë.

“Vij nga diaspora, nga Gjermania, ku mbahen protesta si këtu. Protesta po mbahen kudo në botë ku ka shqiptarë. Kanë jehonë në mbarë botën”, u shpreh ajo.

Ajo tha se simboli i flamingos tashmë është lidhur me lëvizjen protestuese dhe është bërë i njohur edhe në diasporë.

“Gjërat kanë arritur deri në atë pikë, sa kur shohin flamingon, kujtojnë revolucionin tonë këtu. Kemi arritur ta kthejmë në simbolin tonë. Jam përpjekur të ndjek të gjitha protestat që janë bërë në Mynih dhe në Dyseldorf. Ata që mbajnë këto protesta janë të përkushtuar. Nuk kanë interesa vetjake, por po flasim për Shqipërinë”, tha protestuesja.

Ajo theksoi se, pavarësisht distancës, shqiptarët në diasporë ndihen të lidhur me zhvillimet në vend.

“Pavarësisht që jemi larg, ndjejmë përgjegjësi të tejskajshme për këtë vend. Dua të them që protestat e diasporës do të vazhdojnë edhe më tutje. Qëndrojmë në solidaritet me ju. Pa rini nuk ka Shqipëri!”, përfundoi ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb