Nuk ka të ndalur revolta në rrugët e kryeqytetit. Pasi zhvendosën aksionin e tyre pranë Ministrisë së Jashtme, qindra protestues kanë ndryshuar sërish itinerar, duke u rikthyer me vrull drejt qendrës së Tiranës.
Pa asnjë shenjë ngadalësimi apo lodhjeje, dhe me të njëjtin intensitet si në minutat e para, turma po marshon në unazën qendrore duke bërë që thirrjet kundër klasës politike të dëgjohen në çdo cep të qendrës.
Thirrjet “Rama ik!”, “Ju erdhi fundi!”, “Hajdutë!” dhe “Rama në burg, Berisha në burg!” po përsëriten pa rreshtur nga masa e revoltuar.
