Një ditë e rëndësishme, por jo deçizive për fatin e këtij sezoni të ndërprerë në Angli, ashtu si në të gjithë Europën. Në Premier League janë të gjithë të sigurtë se futbolli duhet të rifillojë dhe sipas asaj që zbulohet nga mediat në vend, drejtuesit e Federatës dhe Ligës janë gati t’i bëjnë “qejfin” qeverisë që do të japë edhe verdiktin final. Për këtë arsye, drejtuesit e futbollit britanik nuk e përjashtojnë mundësitë që ndeshjet me dyer të mbyllura të vijojë edhe sezonin e ardhshëm, të paktën deri në dhjetor, por edhe deri në majin e vitit të ardhshëm, nëse “Downing Street” vendos të shtyjë në kohë masat shtrënguese për parandalimin e pandemisë Covid-19.

1216565720.jpg.0
1216565720.jpg.0

Takimi i sotëm i përfaqësuesëve të Ligës me ata të qeverisë dhe Sistemit Kombëtar të Shëndetësisë (NHS) vendos piketat e rinisjes, por vendimi përfundimtar do të merret me shumë mundësi të enjten e ardhshme, kur është në program një tjetër ballafaqim. Deri atëherë, në Angli është projektuar data 8 qershor për rinisjen e sezonit dhe deri atëherë një minifazë përgatirore 3 javore. Skuadrat kanë nisur stërvitjen, megjithëse me seanca individuale të lojtarëve. Por kur të afrojë rikthimi në fushë, protokolli do të jenë i detajuar dhe I detyruar të respektohet në mënyrë rigoroze. Kështu, qeveria angleze ka kërkuar që futbollistët dhe stafi i ngushtë teknik t’I nënshtrohet tre testeve me tampon çdo javë. Të njëjtën gjë bëjnë edhe skuadrat gjermane, që janë shumë pranë kthimit në seancat normale stërvitore dhe rinisjes së kampionatit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb