Polonia pësoi një humbje të rëndë 3-1 në transfertë përballë Republikës Çeke, një disfatë që detyron polakët të dalin me pikë të plota përballë Shqipërisë, rivali i tyre i radhës, nëse nuk dëshirojnë ta ndërlikojnë akoma më shumë aventurën në kualifikueset “Euro2024”.

Trajneri Santos kërkon nga ekipi i tij të luajnë pa zemërim ndaj Shqipërisë, por të jenë të përqendruar për të dale me 3 pikë:

Eb28375af0
Eb28375af0

Kjo ndeshje është pak e çuditshme. Ekipi dukej shumë i përgatitur dhe i përqendruar. Skuadra e dinte se rivëniet ishin pika e fortë e çekëve. Është e vështirë të reagosh kur pëson kaq shpejt. Përgjegjësia i takon gjithmonë trajnerit. Detyra ime është të ruaj besimin te ekipi. Ndeshja ndaj Shqipërisë merr rëndësi në një situatë ku humbëm ndeshjen e parë. Ne nuk mund të përgjigjemi me zemërim. Duhet të luajmë më mirë, të jemi të fokusuar. Jam i sigurt se ekipi do të paraqitet më mirë dhe do të marrim 3 pikët në shtëpi.

Santos
Santos

Do të punojmë patjetër për të kthyer besimin. Ne duhet të analizojmë atë që ndodhi, gjithashtu çfarë ishte e mirë kur kemi arritur të krijojmë raste. Sapo pësuam golin e tretë, ishte e vështirë të kthenim ndeshjen. Kam besim se skuadra do të jetë në gjendje të përgjigjet pozitivisht”, u shpreh Santos.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb