TIRANE

Për Partinë Agrarë Ambjentaliste, paketa e tretë e ndihmës është një detyrim moral dhe ligjor.

“Çdo kundërshtim i qeverisë për paketat ndihmëse ndaj të papunëve, të varfërve dhe biznesit është jo vetëm papërgjegjshmëri qeverisëse por edhe një krim moral dhe ligjor ndaj atyre që mezi po i mbijetojnë kësaj krize.”- thuhet në një deklaratë të PAA-së, shpërndarë mediave, ku listohen edhe arsyet kryesore sipas tyre për paketën e tretë të ndihmës.

Deklarata e plotë:

Tre janë arsyet kryesore:

1. Ekonomia europiane po mbyllet gradualisht. Goditja e ekonomisë shqiptare nga pandemia do të rritet. Kjo do të prodhojë më shumë të papunësi dhe varfëri.

2. Banka Botërore paralajmëron se rreth 41.5% e shqiptarëve përballen me nivele varfërie, ku një pjesë, shumë lehtë mund të bien në nivelin e varfërisë mbijetuese.

3. Biznesi duhet mbështetur që të mbajë një pjesë të punonjësve dhe të strukturohet për tu bërë më konkurues.

Çdo kundërshtim i qeverisë për paketat ndihmëse ndaj të papunëve, të varfërve dhe biznesit është jo vetëm papërgjegjshmëri qeverisëse por edhe një krim moral dhe ligjor ndaj atyre që mezi po i mbijetojnë kësaj krize.

Kohezioni dhe solidariteti social janë vlera humane të shoqërive demokratike.

Braktisja e qeverisë për të mbështetur të papunët dhe të varfërit shton braktisjen e vendit dhe varfërimin e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: