TIRANË

Partia Agrare Ambientaliste ka reaguar përmes një deklarate shpërndarë mediave lidhur me çështjen e integrimit të Shqipërisë në BE, si edhe vizitën e fundit të kreut të qeverisë në Bruksel.

“Në Shqiptarët i kanë bërë detyrat e shtëpisë për në BE, por Rama ka ngelur tre herë në provimin e pranimit sepse nuk bën dot zgjedhje të lira dhe të ndershme” – thuhet në deklaratën e PAA-së.

Deklarata e plotë:

Rilindasit e Ramës janë kapur me presh në dorë duke vjedhur e blerë vota në 2017 në Dibër, Durrës dhe së fundi në Tiranë në 2021.

Ikja e rilindasve të babëzitur nga pushteti përshpejton integrimin europian. Rama ka mashtruar 10 herë me festime vetëmburrëse se negocitat janë hapur. Dje Brukseli ja përplasi në fytyrë dy parakushtet për konferencën ndërqeveritare.

E para – Ndahu nga kriminelët!
E dyta – larg duart nga vjedhja e votave. Garanto zgjedhje të lira dhe të ndershme!

Rilindasit e dështuar nuk duhen besuar më dhe për asgjë. Justifikimi për dështim nga tërmeti dhe pandemia nuk e fsheh dot dështimin zhgënjyes nga babëzia dhe kapja e shtetit.

Rilindasit arrogantë dhe të babëzitur duhen larguar me votën masive të shqiptarëve. PAA përfaqësuese e denjë për ndryshimin e madh dhe historik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb