Infermierët dhe mjeku kujdestar në Qendrën Kryesore Familjare në Deçan(QKMF), janë përballur me një pacient jo të zakonshëm, i cili posedonte brisk dhe marihuanë me vete dhe për një moment ishe bërë agresive pasi që nuk bindej që të mjekohej dhe as nuk largohej nga QKMF’ja.

Pacienti nga komuna e Deçanit i cili kishte shkuar për të kërkuar ndihmë mjekësore, me ankesën dhimbje barku, por për një moment kishte refuzuar të merrte terapinë të cilën ia kishte përshkruar mjeku, raporton gazeta Metro.

Pacienti për një orë kishte qëndruar në hapësirat e QKMF’së por duke refuzuar të merrte terapinë, ndërkohë më pas është bërë agresiv duke bërtitur dhe më pas ka nxjerrë edhe briskun. Menjëherë më pas infermierët kanë lajmëruar policinë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pasi kishte shkuar për të kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF në Deçan, sipas informatave nga personeli mjekësor, i njëjti kishte paraqitje agresive. Njësitet policore gjatë kontrollit tek i njëjti kanë gjetur e konfiskuar 5.4 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë dhe një brisk. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: