Partia Demokratike, priti sot në një diskutim të hapur në selinë e saj, përfaqësuesen e PPE-së si Doris Pack, e cila deklaroi se politikanët duhet t’i motivojnë të rinjtë që mos të largohen nga vendi.

Ajo në këtë takim në Selinë e PD-së, bëri një apel të fortë, ku theksoi se Tirana në krahasim me 5 vitet e mëparshme, nuk ka nevojë për shumë kulla, por vendin e tyre duhet ta zënë shkollat e reja.

“Jam e nderuar që jam këtu, dhe shikoj sallën plot. Jam e kënaqur që shikoj shumë të rinj këtu që kanë vendosur të mos largohen nga ky vend.
Ky nuk është një problem vetëm i Shqipërisë, por i Kosovës, Serbisë, Maqedonisë, edhe Kroacisë. Kjo ndodh se politikanët nuk po kujdesen për nevojat jetësore të tyre.
Faktikisht nuk e mbaj mend sesa herë kam ardhur në Shqipëri, por këtu nuk ka nevojë për shumë kulla, por më shumë shkolla.
Normalisht ka nevojë për investime, të cilat do bëhen nëse sistemi i drejtësisë vihet në vend. Unë jam presidente e forumit të gruas, por drejtoj edhe forumin që trajnon të rinjtë”, tha Doris Pack .

Ajo deklaroi më tej se “Ne duam të krijojmë krijimtari brenda këtyre politikave që politikanët të bëjnë më të mirën. “Këtu ka nevojë për shkolla të mira, arsimim më të mirë, ndaj BE, mendoi të shtrinte mundësinë përtej BE. Këto programe nuk janë vetëm për studentët por edhe për mësuesit dhe diplomatët”, theksoi diplomatja europiane.

Ndërkohë, deputetja e PD-së, Albana Vokshi, deklaroi se aktualisht në të gjithë vendin janë mbyllur 180 shkolla, kjo sipas saj, tregon gjendjen e rëndë ku është katandisur kjo qeveri.

“Sot numërojmë 180 shkolla të mbyllura. Ju e dini shprehjen se një shkollë e mbyllur do të thotë një burg i hapur. Ku po shkojmë me mbylljen e shkollave”, tha ajo.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BakanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb