KOSOVË- Shteti i Katarit do të vazhdojë t’i japë mbështetje të fuqishme Kosovës për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, fuqizimin e mëtejshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe integrimin e saj të plotë në komunitetin ndërkombëtar.

Kështu ka vlerësuar zëvendës-kryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, pas një pritje që i ka bërë të ngarkuarit me punë të shtetit të Katarin në Shqipëri, Hashim Ibrahim Al-Sada.

Pacolli ka theksuar edhe rëndësinë e relaksimit të marrëdhënieve në mes shteteve të Gjirit, pas krizës që filloi më herët gjatë këtij viti, duke nënvizuar se paqja e arritur në mes shteteve të Gjirit do të ndikojë në forcimin e stabilitetit në lindjen e mesme, por edhe më gjerë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: