Denoncimet që publikon në rrjetet sociale i kanë kushtuar 500 mijë lekë ish-kryeministrit Sali Berisha. Pas padisë së kryeministrit Rama për një postim në “Facebook”, gjykata ka gjobitur me 500 mijë lekë ish-kryeministrin.

Bëhet fjalë për postimin e një viti më parë, ku Berisha shkruante se kryeministri Edi Rama ka penguar hapjen e negociatave duke përkrahur trafikantët e drogës.

Gjykata Civile ne Tiranë ka vendosur të pranojë padinë e pjesshme të kreut të qeverisë i cili kishte kërkuar që Berisha të gjobitej me 1 milionë lekë. Përveç gjobës, Gjykata ka vendosur që Sali Berisha duhet të fshijë nga rrjetet sociale postimin i cili është cilësuar si shpifje, nga vendimi i Gjykatës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb