TIRANE– Gjykata e Lartë ka shpallur moskompetencë për çështjen Berisha-Balla, dhe pas kësaj dosja do të kalojë te Krimet e Rënda. Shkëlzen Berisha ka akuzuar Taulant Ballën për shpifje, dhe seanca për këtë çështje do të zhvillohet nesër tek Gjykata e Krimeve të Rënda.

Seanca e sotme gjyqësore u shty për nesër në orën 15:30, pas kërkesës së avokatit të Taulant Ballës.

“Të shtyhet seanca, klienti im do që të jetë prezent”, u shpreh avokati i Taulant Ballës.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb