TIRANE-Pasi kryetari i PD-së Lulzim Basha u thirr sot në Prokurorinë e Tiranës, pas padisë së kryetarit të grupi të të PS-së për çështjen ‘Xhisiela’, vjen reagimi nga Taulant Balla. Përmes një reagimi në ‘Facebook’ Balla ironizon Bashën, ndërsa e pyet atë nëse i çoi ndonjë provë të re gjykatës kundër tij.

Ai theksoi se me dëshpërblimin e fituar nga gjyqi do të ndërtonte një kopesht te ri në Librazhd, ndërsa e quan ‘pinok’.

“Lulzim, se sa i vendosur je ti e dine te gjithe?, po ndonje prove per akuzat ndaj meje i’a dhe prokurorise? Se ne fund nuk eshte ne kazan qe ndahet e verteta, po me pas edhe ne gjykate per dem moral dhe aty do te ta mas koken mire, se me leket qe do paguash si shpifes do rindertoj nje kopesht te ri ne Librazhd o pinok?”, shkruan Balla në ‘Facebook’.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb