Gjykata Adiministrative e Apelit ka shtyre per ne date 24 maj ora 14:30 vendimin per padine e prokurores Sonila Muhametaj ndaj Keshillit te Larte te Prokurorise. Kujtojme qe kur SPAK u plotësua me 17 prokurorë, për dy vendet e fundit ishte garuese dhe Sonila Muhametaj.

Prokurorja kërkon gjyqësisht shpalljen nul të emërimit të Elvin Gokaj dhe Alfred Shehut, pasi sipas prokurores ata nuk i kanë marrë pikët me meritë.

Per kete Muhametaj paditi Këshillin e Lartë të Prokurorisë në Gjykatën Administrative për mënyrën se si ka renditur disa prokurorë pranë SPAK. Ish prokurorja e krimeve Sonila Muhametaj kërkon ndërhyrjen e gjykatës që të zhbëjë një vendim të KLP që e s’kualifikuan nga gara dhe kërkon emërimin në SPAK. Prokurorja i kërkon gjykatës riçeljen e garës dhe renditjen e kandidatëve sipas ligjit dhe meritokracisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: