BRITANI E MADHE – Pagëzohet princesha Charlotte. Gjithka u zhvillua në një ceremoni private në Sandringham. Vogëlushja 2-muajshe qëndronte në një karrocë, e cila është përdorur edhe nga Mbretëresha për të dy fëmijët e saj. Ndërkohë, Princ George ecte dorë për dorë me të atin, princin Ëilliam. Shumë njerëz ishin mbledhur për të qenë dëshmitar të këtij momenti të rëndësishëm për familjen mbretërore. Ceremonia private në Kishën e Shën Marisë Magdalenë kishte vetëm 21 të ftuar, duke mos përfshirë Princ Harin që gjendet në një udhëtim tremujor bamirësie në Afrikë. Pagëzimi zgjati rreth 30 minuta, ndërkohë që familja shijoi edhe një tortë të përgatitur për këtë eveniment. Princesha Charlotte u pagëzua me ujin e lumit Jordan, ku mendohet se me të njëjtin është pagëzuar edhe Jezusi.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb