Studiuesit e MIT Media Lab kanë realizuar një pajisje shumë interesante. Ajo në pamje të parë duket si një maskë e gërshetuar me një kallamar, ose si një përbindësh i filmave horror, i cili rri në gojën tuaj.

Hulumtuesit e prezantuan punën e tyre në International Conference on Intelligent User Interfaces në mars në Tokyo. Sa herë që mendoni për fjalët, ato në heshtje, pa perceptim, transmetohen në gojën tuaj. Më konkretisht, sinjalet arrijnë në muskujt që e kontrollojnë gojën tuaj. Dhe këto sinjale nuk janë të paperceptueshme për një kompjuter shumë të ndjeshëm.

Studiuesit e quajnë këtë pajisje AlterEgo. Ajo ka shtatë elektroda të vendosura rreth gojës për t’i regjistruar këto sinjale. Të dhënat që marrin elektrodat kalojnë nëpër disa raunde të procesimit përpara se të transmetohen me valë në një pajisje që pret udhëzime në afërsi. Pajisja ka kufje përçohet në mënyrë që pajisjet të mund të reagojnë.

Shkencëtarët e testuan prototipin e tyre në disa persona të cilët e trajnuan softuerin për t’i njohur të dhënat që korrespondonin me komanda të ndryshme (“thirrje” (call), “përgjigje” (reply), “shto” (add)), pastaj disa të tjera për të parë se sa i saktë ishte. Rezultatet ishin premtuese, edhe pse nuk është gati për të shkuar në prodhim masiv.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: