Apple tha ditën e Mërkure se një numër i vogël iPhone kanë një problem me audion i cili krijon një tingull kërcitjeje gjatë thirrjeve telefonike.

Problemi prek vetëm modelet e reja të iPhone 8-ës të cilët dolën në shitje këtë muaj dhe janë raportuar nga disa përdorues në forumet e MacRumors dhe ato të Apple.

Sipas disa komenteve, problemi ndodh gjatë thirrjeve normale telefonike dhe thirrjeve të FaceTime.

Por ky fenomen është sporadik dhe ndodh një në tre thirrje. “Ne jemi në dijeni të problemi që ka prekur një numër të vogël konsumatorësh. Ekipi ynë po punon për të gjetur një zgjidhje e cila do të përfshihet një një përditësim,” raportohet të ketë thënë Apple.

Konfirmimi i Apple u raportua fillimisht nga The Verge. Problemi me audion është i dyti i profilit të lartë që prek produktet e reja të Apple, njofton PCW.

Një problem në Apple Watch Series 3 bllokonte përdorimin e valëve celulare LTE në rastet kur fikej Wi-Fi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: