Apple ka zbuluar gjatë këtyre ditëve se “një përqindje shumë e vogël” e iPhone 8 kanë  me defekte nga fabrika prej të cilit mund të bllokohet ekrani i tij, duke bërë që kjo pajisje të ristartohet papritur.

Përdoruesit që kanë nën pronësi një iPhone 8, mund ta shikojnë nëse smartfoni i tyre është i prekur nga ky problem duke shkruar numrin serik të tij në një ueb formë në ueb faqen e Apple.

Klikoni këtu për ta bërë këtë:

Lajmi i mirë është se Apple do t’i riparoj çdo iPhone 8 të prekur nga ky defekt, falas, duke i ndërruar pllakën logjike.

“Njësit e prekura janë shitur në mes të shtatorit 2017 dhe marsit 2018 në Australi, Kinë, Hong Kong, Indi, Japoni, Macau, Zelandë të Re e SHBA”, kanë shkruar nga kompania e Apple.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: