Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk do të jetë i pranishëm fizikisht në mbledhjen online të Asamblesë së PS.

BalkanWeb mëson se ai do të udhëtojë në Turqi së bashku me disa ministra për takime pune prandaj nuk do të jetë pjesë e Asamblesë sot në orën 17:30.

Gjithsesi meqënëse Asambleja e PS është ‘online’ pritet që Rama të ndërhyjë duke shfrytëzuar teknologjinë nga Turqia.

Do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla që do e drejtojë mbledhjen. Ditën e djeshme u mësua dhe axhenda e Asamblesë ku do të miratohet fillimisht projekt-vendimi për thirrjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm të PS më 12 qershor teksa do të diskutohet dhe rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb