Tre vite bashkë, si për çdo çift tjetër edhe për Bleron dhe Afronën janë shënuar me ulje-ngritje. Por, ndryshe prej çifteve të tjera, Blero dhe Afrona, i lënë të gjithë të kuptojnë mbi krizat që kalojnë në lidhje. Një e tillë, pas disa muajsh qetësi duket se po ndodh dhe tani, pasi një varg veprimesh në rrjete sociale krijojnë dyshimin.

‘Në jetën time nuk më duhet asgjë përveç teje’ – ishte mbishkrimi që mbrëmë Blero la në fotografinë e vajzës së tij Tarës në InstaStory. Ndërkohë vjen përgjigja edhe e Afronës, e cila përmes një postimi në InstaStory shprehet: ‘Përsërite derisa ta kuptosh: Mua nuk më duhen njerëz të cilëve nuk ju duhem’ duke lënë të kuptohet se i ka mbetur hatri nga postimi i të dashurit.

-640-0-5aa315659f11e

Për t’i hedhur benzinë ‘zjarrit’ të dyshimeve, as Blero e as Afrona nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram. A bëhet fjalë për një krizë të shkurtër dhe kalimtare apo serioze kjo mbetet të shihet me kohën?
-640-0-5aa315644f468

Sidoqoftë, besohet që situata përkon me opsionin e parë pasi vetëm pak javë më parë, Blero u shpreh i gatshëm për t’u bërë baba për të dytën herë, ndërsa u fol edhe për planet e tyre për martesë./Prive.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: