Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas miratimit nga KE të paketës prej 70 milion € nën Instrumentin e Para-Anëtarësimit (IPA II) lehtëson aksesin e shpejtë të rajonit ndaj vaksinës anti-COVID-19.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ Balla deklaron se ashtu siç theksoi dhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, Bashkimi Evropian i ka kushtuar rajonit tonë një vëmendje të veçantë gjatë gjithë periudhës së pandemisë duke e përfshirë atë në iniciativa që i rezervoheshin shteteve anëtare.

Gjithashtu Balla shpreh falënderimet e tij ndaj KE lidhur me solidaritetin e treguar në luftë ndaj pandemisë globale.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

?Mirënjohës ndaj Komisionit Evropian, i cili nëpërmjet miratimit të paketës prej 70 milion € nën Instrumentin e Para-Anëtarësimit (IPA II) lehtëson aksesin e shpejtë të rajonit tonë ndaj vaksinës anti COVID-19.
Ashtu siç theksoidhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, Bashkimi Evropian?? i ka kushtuar rajonit tonë një vëmendje të veçantë gjatë gjithë periudhës së pandemisë duke e përfshirë atë në iniciativa që i rezervoheshin shteteve anëtare. Falenderues për solidaritetin e treguar në luftë ndaj pandemisë globale. #strongertogether
?????

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: