TIRANE

E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, zv/ministrja e Brendshëm Romina Kuko, sqaroi se si do funksionojë paketa Anti KÇK, dhe se cilët do të jenë personat që do të jenë objekt i hetimit të saj.

“Ky akt normativ miratohet në kushtet e emergjencës, dhe intensifikimit të luftës kundër krimit. Heqja e pushtetit real te individëve në krim është pushteti ekonomik. Është një veprim që qeveria e bën, sepse është zotuar për luftën ndaj krimit. Akti do të kalojë në parlament. Emergjent, sepse kemi parë se paçka se sekuestrove të policisë, numri i konfiskimeve janë tejet të ulëta. Kemi parë vendime skandaloze të gjykatave për lirimin e individëve me rekorde kriminale, pra kemi një disproporcion mes luftës reale ndaj krimit të organizuar dhe më pas rezultatit final, që ndonjëherë është qesharak, edhe ndaj policisë, për shkak të një gjyqësori difektoz. Qeveria është e zotuar në luftën ndaj krimit të organizuar.” u shpreh Kuko, ndërsa theksoi se paketa Anti KÇK, nuk është një dublim i ligjit Antimafia.

“Ne e kemi këtë eksperiencë këtë te ligji Antimafia, por ky është një thellim dhe intensifikim i masave. Është një thellim i kësaj lufte, duke prezantuar masat me karakter pasuror e kriminal. Në debatin e qëllimshëm politik, duket sikur qeveria po merr kamzhikun në dorë dhe është duke marrë kompetencat e prokurorisë dhe gjykatës. Më parë ajo nga cfarë kemi vuajtur ka qenë ekzkluziviteti i kompetencave. Ky akt i jep mundësinë policisë për të vepruar dhe për të marrë iniciatën, dhe është gjithmonë në terma parandalues. Sigurisht që prokurori përfshihet brenda 24 orësh, pas vendimit që drejtori i përgjithshëm i policisë merr me propozim të OFL-së. “ u shpreh Kuko, ndërsa bëri të ditura disa nga Përgjegjësitë e Komitetit Kombëtar të koordinimit.

“Është përgjegjës për ndjekjen dhe zbatimin e politikave, vlerësimin e ecurisë së masave parandaluese, dhe cështje të tjera. Pra nuk kemi asnjë kompetencë të marr nga Prokuroria.” vijoi më tej Kuko.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb