Persona të armatosur kanë rrëmbyer punëtorët në minierën e qymyrit në provincën Balochistan të Pakistanit, duke vrarë 11 persona dhe plagosur katër të tjerë.

Zyrtarët e policisë thanë se punëtorët nga miniera në qytezën Machh u rrëmbyen në një mal në afërsi nga persona të armatosur.

Ata theksuan se 11 persona humbën jetën dhe katër u plagosën si rezultat i hapjes zjarr ndaj minatorëve të rrëmbyer nga personat e armatosur.

Ende nuk janë dhënë detaje mbi motivet dhe autorët e sulmit.

Autoritetet kanë nisur hetim të gjerë në lidhje me incidentin.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb