Të paktën 13 persona e kanë humbur jetën ndërsa 29 të tjerë janë lënduar si pasojë e përmbysjes së një autobusi në jug të Pakistanit.

Autobusi udhëtonte nga qyteti portual i Karaçit deri në Peshawar në veriperëndim të vendit kur aksidenti ndodhi në qarkun Sukkur në provincën jugore Sind, tha polici Nadeem Ahmed.

Sipas të dhënave preliminare, aksidenti ndodhi për shkak të neglizhencës së shoferit, tha Ahmed. Shoferi është në mesin e të plagosurve.

Aksidentet fatale janë të zakonshme në Pakistan për shkak të infrastrukturës së keqe rrugore dhe mosrespektimit të ligjeve të trafikut.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb